english
home
Festa e Flamurit nė Milano: 28 nėntor 2004

Sic jeni informuar me rastin e 28 nentorit Shoqata New AGE organizoi ne Milano diten e filmit shqiptar. Ne aktivitet u prezantuan filmat e shkurter te disa regjizoreve te rinj shqiptare si dhe Filmi i ri i rregjizorit te mirenjohur Gjergj Xhuvani, "I dashur armik". Ne aktivitet mbajti nje fjalim mbi kinematografine shqiptare rregjizori prane "Qendres Kombetare te filmit Shqiptar" zoti. Ibrahim Kasapi. Publiku qe kishte mbushur plot sallen i priti me duartrokitje te zjarrta filmat e shfaqur, te cilet edhe pse per pak ore i beri te ndiheshin ne nje ambient tjeter e shume familjar.
fotografi

 
Festa e Flamurit nė Hamburg: 28 nėntor 2004

Më 28 nëntor studentët shqiptarë në Hamburg festuan festën kombetare bashkë me Ambasadorin Shqiptar në Gjermani z. Gazmend Turdiu , Konsullin Honorifik te Shqipërise në Hamburg z. Klaus Niemann si dhe me fëmijë shqiptarë të shkollave fillore të Hamburgut.

28.11.2004 - Fotografi nga festa e flamurit në Hamburg Album 1, Album 2
 
Shfaqet "Apologjia e vėrtete e Sokratit" nė Vjenė

Me shumë sukses u shfaq të shtunën më datën 06. Nëntor, në sallën e bukur të Bashkisë së Vjenës (Becirku / lagjia e 3-të), Monodrama "Apologjia e vërtetë e Sokratit", në të cilën Mirush Kabashi vërtetoi edhe një herë virtuozitetin e tij si një nga aktorët më të medhenj shqiptarë të kohës së sotme.

Në këtë shfaqje (në të cilën ishin rreth 200 veta të pranishem) ishin të ftuar si anetarë të shoqatës Rinia, bashkeatdhetarë ashtu edhe miq austriakë e dashamires të kulturës shqiptare.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Themelimi i Rrjetit Internacional tė Shoqatave Studentore Shqiptare"Albstudent"


Që prej fillimit të tranzicionit në Shqipëri, trazirave politiko-etnike në Ish-Jugosllavi, me mijra të rinj shqiptarë janë larguar nga vendlindja duke kërkuar një të ardhme më të mirë në vendet e huaja kryesisht perëndimore. Sidomos gjatë pesë viteve të fundit është vënë re dhe një rritje e madhe e numrit të studentëve që largohen (sidomos nga Shqipëria) për të vazhduar studimet në universitete të huaja.

Vështirësitë financiare gjatë viteve të para të qëndrimit, problemet e integrimit në shoqerinë perëndimore dhe në disa raste, mungesa e organizimit të studentëve shqiptarë jashtë Atdheut bëjnë që një pjesë e mirë e tyre të shkëpusin pas pak vitesh lidhjet e kontaktet me Shqiperinë e realitetin shqiptar. Ky fenomen, kombinuar me faktin që ekonomia shqiptare edhe pas më shumë se një dekade tranzicioni nuk ka akoma

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Deklaratė e pėrbashkėt: Stop shkatėrrimit pėrfundimtar tė mjedisit! 4 Qershor 2004
 
Ne, si studentë, intelektualë e rinia shqiptare në perëndim jemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet mbi marrëveshjen e mundshme për impiantin e përpunimit të plehrave në Kashar. Opinioni publik shqiptar duhet të ndërgjegjsohet për ndotjen tejmase të ambientit në Shqipëri. Pikërisht tani pas statistikave tejet alarmante mbi ndotjen e ajrit të Tiranës e kur vetëm para një jave vetë ministri i ambientit shkruante për katastrofën ambientale në Shqipëri, qeveria shqiptare nuk mund dhe duhet të lejojë asnjë abuzim të mjedisit të зfaredolloji qofshin ato. Ky projekt nuk është analizuar hapur nga ekzekutivi shqiptar dhe bile ka marrë edhe firmën e disa prej hallkave te tij pa iu paraqitur opinionit publik me transparencën e duhur e pa ndërgjegjsuar qytetarët që preken direkt. Kjo është shenjë e ripërsëritur e mosrespektimit të koncepteve minimale të demokracise dhe e komës së thellë në të cilën gjendet qeveria shqiptare dhe e gjithë klasa politike në përgjithësi.
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Takimi i parė i koordinatorėve: 17 - 20 Gusht 2004

foto nga takimi
Në vazhdën e disa muajve pune e kontaktesh të rregullta ndërmjet shoqatave studentore ASAB(Bari), New-AG (Milano), Rinia (Vienë), Studenti (Zyrih) e Illyria (Hamburg) u zhvillua në 17 - 20 Gusht 2004 në Golem/Shqipëri takimi i parë i koordinatorëve të këtyre shoqatave. Në këtë takim morën pjesë Gejsi Plaku e Ujbien Shehu si përfaqësues të shoqatës "Rinia", Marenglen Biba e Ilir Simaku nga "ASAB", Erlir Puto për "New AGE" dhe Endri Deliu e Blendi Ramaj për "Illyria". Qëllimi i këtij takimi ishte finalizimi i punës tashmë disa mujore për krijimin e rrjetit internacional të shoqatave studentore shqiptare "ALBSTUDENT", një iniciativë kjo e nisur nga shoqata Illyria në mars 2004.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 E ardhshme > Fund >>

lista elektronike