Aktualisht mbi 25000 studentë shqiptarë ndjekin studimet në Europë e Amerikë. Duke qenë bartës të një know-how bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, këta studentë konsiderohen me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë, mungesa e strukturave dhe e politikave konsekuente për nxitjen e kthimit të tyre si dhe mungesa kontakteve të qëndrueshme me firma e institucione shtetërore bëjnë që vetëm rreth 28% e tyre të dëshirojnë të kthehen në Shqipëri për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre.
Në këtë sfond, pas realizimit të suksesshem të projekteve "Praktika 2005", „Praktika 2006“ dhe Workshopit „Kthim ne Shqipëri një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë“ , Albstudent organizon në të njëjtën vazhdë, mbështetur nga Ambasada Gjermane në kuadër të Paktit të Stabilitetit, workshopin 3 ditor me titull "Mundësitë e punësimit dhe karrierës në Shqipëri" nga 28-30 gusht në ambientet e “Chateau Linza” në Tiranë. më shumë
Albstudent nis projektin "Praktika 2006"
Vitet e fundit, numri i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit Atdheut eshte rritur ne menyre te konsiderueshme. Cdo vit rreth 3000 studente shqiptare vendosin te vazhdojne studimet jashte Shqiperise. Numri i pergjithshem i studenteve shqiptare qe studiojne jashte shtetit mendohet te jete rreth 25000, te shperndare kryesisht ne Europen Perendimore dhe Amerike.
Ne baze te statistikave te mbledhura nga Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent”, vetem 28% e tyre mendojne te rikthehen ne Shqiperi pas studimeve. Ky fenomen perben edhe nje nder shkaqet e gjendjes aktuale te vendit. Rikthimi masiv dhe aplikimi i dijeve te tyre ne vendin e origjines, do t’i jepte padyshim nje shtyse te jashtezakonshme zhvillimit ekonomik, politik e social ne Shqiperi, si dhe futjes se nje mentaliteti te ri, perendimor ne shoqerine shqiptare.
Per kete arsye, Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent” organizon projektin “Kthim per nje te ardhme me te mire” (“Back for a Better Future”). Ky projekt organizohet pas suksesit te vitit te kaluar te projekteve “Praktika 2005” dhe workshop-it “Kthimi ne Shqiperi, nje sfide per te gjithe ata qe studiojne jashte”. Projekti i ketij viti, duke ndjekur vazhdimesine e vitit te kaluar, synon t’u jape mundesine me shume se 50 studenteve shqiptare qe studiojne jashte Shqiperise, te kryejne praktike nje apo disa mujore prane institucioneve shteterore e kompanive me te medha private ne vend. Kjo praktike do t’u sherbeje atyre per t’u njohur nga afer me realitetin e kushtet e punes ne Shqiperi, si dhe per krijimin e kontakteve me punedhenesit, qofte per nje rikthim te mundshem pas perfundimit te studimeve qofte dhe per te vene lidhje e baza te shendosha bashkepunimi ne rast punesimi e jetese jashte Atdheut. Gjithashtu nje nga synimet paresore te ketij projekti eshte dhe terheqja e vemendjes se firmave e kompanive shqiptare ndaj studenteve jashte e potencialit qe ata paraqesin.
Per kete iniciative duhen falenderuar edhe institucionet shteterore e kompanite private per mbeshtetjen dhe gatishmerine e ofruar per zhvillimin e. ketij projekti.
USAB organizon seminar me teme "Kosovo tra presente e futuro"
Shoqata e Studenteve Shqiptare ne Bolonje, USAB organizon seminar me teme "Kosovo tra presente e futuro" ("Kosova mes se tashmes dhe se ardhmes") ne date 30 Mars ora 16:00 ne Via San Donato 38 (Kinema Perla) Bolonje, Itali.
Seminari ka si qellim njohjen e situates ne Kosove, nga ana historike, juridike dhe ekonomike.
Programi i plote i seminarit eshte:
Te njohim me mire Kosoven dhe historine e saj.
Deshmia e Alban Pruthit, student kosovar, i diplomuar ne Shkenca Politike ne "American University in Bulgaria" , i cili aktualisht ndjek master ne Universitetin "Johns Hopkins" ne Bolonje.
Shoqata "Voxaquila" ne Parma anetaresohet tek Albstudent
Pas nje periudhe te frytshme bashkepunimi te Albstudent dhe te shoqates studentore/rinore Voxaquila ne Parma ( http://www.voxaquila.org ) u be sot anetaresimi formal i Voxaquilas tek Albstudent.
Voxaquila u krijua ne 12 Korrik 2004 edhe pse aktivitetet e saj jane shume me te hershme. Nder te parat, mund te permendet Festa e Flamurit 28 Nentor 2000. Gjate kesaj periudhe Voxaquila ka organizuar: "Diten e Librit Shqiptar"; Konferencen "Durresi, 3000 vjet qyteterim"; Ekspoziten fotografike "Fotostop in Albania"; Projektime filmash Shqiptare dhe "Konkursin e Poezise". Gjithashtu Voxaquila ka bashkepunuar ne realizimin e festave te ndryshme multikulturore dhe ka marre pjese me skuadren e saj ne : "Kampjonatin e Futbollit Kunder Rracizmit". Per te perfunduar me "Diten e Kultures Shqiptare" dhe spektaklin "Valle Vjeshte" me pjesemarrjen e 16 balerineve me te mire te Shkolles se Baletit te Tiranes.
Deklaratė e Albstudent mbi ēėshtjen e statusit tė ardhshėm tė Kosovės
Me ane te kesaj deklarate deshirojme te pershendesim fillimin e bisedimeve mbi statusin perfundimtar te Kosoves dhe njekohesisht t’i apelojme OKB-se, SHBA-se dhe Bashkimit Europian te mbeshtesin pavaresine e Kosoves.
Qe prej me shume se gjashte vitesh Kosova ka nisur rrugen e demokracise. Ky kurs u be i mundur me marshimin e trupave te NATO-s, ku i’u tha ndal shtypjes se pashembult te nje populli nga regjimi i Beogradit. Ne deshirojme te falenderojme per kete dhe njehere te gjitha vendet anetare te NATO-s. Kete ne shqiptaret nuk do ta harrojme kurre.
shfaq te enjten me date 12 janar ne oren 21:00 dhe u drejtua nga gazetarja Rudina Xhunga. Realizimi i nje emisioni Shqip mbi studentet shqiptare jashte ishte teresisht iniciative e Rrjetit te Shoqatave Studentore Albstudent. Qellimet kryesore ishin sensibilizimi i opinionit publik si dhe i klases politike shqiptare per vleren qe ka per vendin ky potencial i madh intelektual dhe njekohesisht nxitja e aktoreve politike per te ndermarre veprime kokrete per te lehtesuar/mundesuar kthimin e tyre ne vendlindje. Sic dihet emisioni Shqip i Top Channel eshte nje nga emisionet me te ndjekura ne Shqiperi.
Albstudent-Fest, The Living Room, 28 dhjetor 2005, Tirane
Rrjeti i Shoqatave Studentore "Albstudent" festoi ne ambjentet e "The Living Room" me date 28 dhjetor ne oren 22:00 festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tashme tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres. Mbi 300 studente shqiptare jashte festuan se bashku fundvitin.
Falenderojme gjithashtu "Vodafone Albania" per sponsorizimin e 200 pijeve te para!
Albstudent nis projektin afatgjatė tė mbledhjes sė statistikave mbi studentėt shqiptarė jashtė
Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare, AlbStudent ka filluar projektin afatgjatë të mbledhjes së statistikave mbi studentët shqiptare (nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi) të cilët/cilat studiojnë jashtë vendit.
Nëse jeni student/e shqiptar/e dhe vazhdoni studimet jashtë vendit, ju lutemi të plotësoni pyetësorin online në http://pyetesor.albstudent.net Plotësimi i pyetësorit zgjat vetëm rreth 60 sekonda!
Me anë të pyetësorit po përpiqemi të mbledhim të dhëna statistikore mbi studentët shqiptarë të cilët studiojnë jashtë vendit (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi). Qëllimi i pyetësorit nuk është të mblidhen të dhëna personale të studentëve, por të merret një informacion i përgjithshëm mbi numrin e tyre, fushat ku studiojnë, vendet etj. Të dhënat do të vlerësohen në mënyrë shkencore dhe statistikat e nxjerra do të bëhen publike.
Për çdo pyetje ose koment ju lutem na kontaktoni në adresën e emailit
Stafi i projektit
Praktika 2005 - Festa e pėrmbyllėse
Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore shqiptare "Albstudent" organizoi më 06.09.2005 në ambientet e vilës "Ambasador" mbrëmjen përmbyllëse të projektit "Praktika 2005". Të ftuar ishin përfaqësues të donatorëve të projekit përfaqësues të firmave më të mëdha në Shqipëri si dhe praktikantë.
Aktualisht mbi 20000 studentë shqiptarë ndjekin studimet në Europë e Amerikë. Duke qenë bartës të një know-how bashkëkohor, të një mënyre globale të menduari si dhe të një tjetër edukate pune, këta studentë konsiderohen me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë, mungesa e politikave konsekuente për nxitjen e kthimit të tyre, mungesa kontakteve të qëndrueshme me institucione shtetërore e firma si dhe informacioni i vakët mbi mundësitë ligjore dhe ekonomike që Shqipëria ofron për ta, bëjnë që vetëm një pjesë e vogël e të diplomuarve jashtë...më shumë
Albstudent-Fest, The Living Room, 22 gusht 2005, Tirane
Rrjeti i Shoqatave Studentore “Albstudent” feston ne ambjentet e “The Living Room” me date 22 gusht ne oren 22:00 festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tashme tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres.
Me kete rast ftojme te gjithe anetaret dhe miqte e Albstudent si dhe te gjithe ata qe studiojne jashte te marrin pjese ne festen tone te perbashket!
Data: 22 Gusht 2005 Ora: 22:00 – Open end Vendi: The Living Room Rr. Punetoret e Rilindjes, Nr. 16, Tirane Hyrja falas Cmime studentesh
Ejani dhe njihuni me ne si dhe me studente shqiptare jashte!
Ju mirepresim! Stafi i Albstudent-Fest Kontakt:
Hapėsira rikthimi: Albstudent nis projektin "Praktika 2005"
Që prej 15 vjetësh kur Shqipëria u bë tashmë një vend i hapur me botën një numër përherë e më i madh të rinjsh nisën të zgjedhin vendet perëndimore për të kryer studimin e tyre. Studentët shqiptarë janë tashmë ndër më të pranishmit kudo në Europë dhe në Amerikën e Veriut. Ata përbëjnë sot një nga shpresat më të mëdha të vendit për të ardhmen. E gjithë eksperienca dhe dija që ata sot po grumbullojnë në universitetet më të mira te botës, nëse do të praktikohej në Shqipëri, do t’i jepte vendit një impuls të jashtëzakonshëm zhvillimi. Kjo për shkak edhe se studentët shqiptarë, kanë provuar gjithandej ku kanë studiuar, se radhiten ndër më të aftët dhe kompetitivët. Ky kapital kaq i madh intelektual, do të ishte boom-i i vërtetë i zhvillimit të vendit. Por fatkeqësisht, pas disa vitesh në perëndim, shumë të rinj shqiptarë, i shkëpusin lidhjet me vendin e tyre duke humbur çdo kontakt me vështirësitë që ai kapërcen apo edhe me lehtësitë e reja që hapen përditë për të arsimuarit jashtë dhe mundësitë që ata të zbatojnë në mënyrë të dobishme por njëkohësisht edhe fitimprurëse për ata vetë, dijet e tyre në shtëpinë e tyre.
Projekt i "Albstudent" pėr publikimin e punimeve tė studentėve shqiptarė
Në shumicën e universiteteve perëndimore çdo student duhet të mbajë një numër të caktuar referatesh, pra duhet të punojë për një temë të caktuar dhe duhet ta prezantojë atë. Jo pak studentë apo doktorantë shqiptarë në perëndim (veçanërisht ata që studiojnë në degë shoqërore) zgjedhin tema që kanë të bëjnë me shqiptarët në përgjithësi. Për këtë arsye shoqatat e “Albstudent”-it morën bashkarisht vendimin të publikojnë në faqet e tyre studime apo referate shkencore të studentëve apo doktorantëve shqiptarë që kryesisht kanë të bëjnë me gjuhën, historinë, kulturën, apo zhvillimin ekonomik në shoqëritë shqiptare. Ç'do shoqatë anëtare e “Albstudent”, do të krijojë një grup pune që do japë pëlqimin për publikimin ose jo të referateve dhe punimeve që i drejtohen atyre për publikim.
Shoqata Rinia organizoi sot nje ekskursion me rreth 120 nxenes shqiptare qe jetojne ne Austri per tek ish-kampi i perqendrimit nazist ne Mauthausen. Nxenesit, te cilet ishin te shoqeruar nga mesuesit e tyre te gjuhes shqipe, u moren me tre autobuza nga Vjena, Graci dhe Linci dhe u bashkuan se fundi rreth ores 10:00 ne Mauthausen per te vendosur nje kurore tek perkujtimorja e te reneve shqiptare tek ky kamp.
Femijet paten mundesine gjate udhetimit por edhe gjate ekskursionit ne kamp te njihen me ngjarjet e se kaluares dhe me nje pjese te historise se trishtuar te Mauthausenit.
Deklaratë e Rjetit Internacional të Shoqatave Studentore Shqiptare “Albstudent” drejtuar partive politike dhe institucioneve ndërkombëtare për çështjen e votimit të shtetasve shqiptarë jashtë Atdheut
Ne, studentët shqiptarë jashtë Atdheut, kemi ndjekur me vëmendje diskutimet e fundit mbi projektligjin e votës së shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Ashtu si dhe emigrantët edhe ne studentët si pjesë e shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit jemi shumë të interesuar për një zgjidhje përfundimtare të kësaj çështjeje.