english
home
Koncert live me muzike shqiptare ne Bolonja
Koncert me muzike shqiptare. Bologna data 22 tetor 2007 ne sallen Estragon tek Parco Nord. Te ftuar: Kastriot Tusha, Bujar Qamili, Artiola Toska etj. Mos mungoni.
 
USAB mbeshtet iniciativen e ODB ne organizimin e  evenimentit me te madh te muzikes shqiptare ne qytetin e Bolonjes.
 
Per me shume informacion  kliko ketu
 
 
poster usab koncert
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Deklaratė e Albstudent
Në kuadër të nismave rinore të ndërmarra nga Albstudent, në datë 16 gusht, në ambientet e "Living Room"-it, organizohet një festë e konceptuar në formën e një proteste civile. Festa u zhvillua nën moton kryesore “Unë dua të votoj” dhe sherbeu si aktiviteti hapës i një proteste globale të Albstudent mbi këtë temë. Kjo mbledhje të rinjsh që kanë përfunduar studimet apo që janë duke studiuar jashtë vendit, përveçse afron të rinjtë dhe ju mundëson atyre një njohje të drejtpërdrejtë me njëri-tjetrin, shërben dhe si një ndërgjegjësim qytetar për të influencuar sadopak vendim-marrjen politike për të krijuar lehtësira në legjislacionin për krijimin e premisave të barabarta për studentët që kthehen nga jashtë. Ndër kërkesat kryesore dhe imediate që Albstudent kërkon të promovojë nëpërmjet këtij aktiviteti, janë:
Lexoni pėrmbajtjen...
 
Albstudent Fest: 16 gusht, ora 22:00 ne "The Living Room"

Rrjeti Internacional i Shoqatave
Studentore Shqiptare

Albstudent Fest: 16 gusht, ora 22:00 ne "The Living Room"

 

Te dashur studente e miq,


ashtu si dhe cdo vere Albstudent feston, ne ambjentet e "The Living Room" te enjten, me date 16 gusht ne oren 22:00, festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres dhe shoqeron tashme rregullisht studentet shqiptare qe kthehen ne vendlindje per pushime. Festa jone eshte kthyer ne saje te atmosferes se saj te ndezur dhe ne nje nder festat me ne ze e ekskluzive te Tiranes.

 

Albstudent-Fest vjen kete vit nen moton “Une dua te votoj!“ dhe do te sherbeje si aktiviteti hapes i nje proteste globale te organizuar nga Albstudent mbi te drejten e shtetasve shqiptare jashte per te votuar.

 

Me kete rast ftojme te gjithe anetaret dhe miqte e Albstudent si dhe te gjithe ata qe studiojne jashte te marrin pjese ne festen tone te perbashket!

 

Data: 16 gusht 2007
Ora: 22:00 - Open end
Vendi: The Living Room
Rr. Punetoret e Rilindjes, Nr. 16, Tirane
Hyrja: kundrejt paraqitjes se kartes se studentit
Cmime studentesh dhe ulje ne shume pije

 
Perfshihu dhe ti tek Albstudent!

Rrjeti Internacional i Shoqatave
Studentore Shqiptare

Perfshihu dhe ti tek Albstudent!

E dashur studente, i dashur student!

Je lodhur se vegjetuari ne ambiente ku vetem flitet? Deshiron te levizesh dicka? Te japesh kontributin tend apo dhe te hedhesh nje ide ne realitet qe ke patur prej kohesh?

Albstudent ka vazhdimisht nevoje per studente te angazhuar qe identifikohen me ide e projekte inovative. Ne te japim mundesine te fitosh eksperience ne projekte me shtrirje globale, te njihesh me punen ne grup si dhe te krijosh lidhje me studente te tjere shqiptare nga e gjithe bota. Ne te japim mundesine qe me vone te mos thuash vetem une kam qene, por edhe une kam dhene kontributin tim!!

Qellimi yne eshte te krijojme komunitete aktive studentesh e profesionistesh te cilet studiojne e jetojne jashte apo jane kthyer ne vendlindje. Te krijojme komunitete me ndergjegje te theksuar sociale qe te sherbejne si pikenisje per shume nisma pozitive ndryshimi social, kulturor e profesional. Vizioni yne eshte krijimi i nje komuniteti aktiv global per ti sherbyer njeri-tjetrit e vendlindjes ne dite te mira e te keqija. Per kete, ne kemi nevoje per mendimet, entuziazmin dhe energjine tende.

Apliko tek http://perfshihu.albstudent.net duke shkruar se perse dhe ne cfare fushe apo teme deshiron te angazhohesh tek Albstudent si dhe cfare pret nga Albstudent dhe nga angazhimi yt.

Eja te fillojme rrugen tone se bashku!

albStudent

 
Deklarate e Albstudent kunder deskriminimit te Shqipetareve nga Media Italiane

 

Logo Albstudent

 

DICHIARAZIONE



14.06.2007


Da:
    AlbStudent (Rette Internazionali delle Associazioni Studentesche Albanesi).
    NEW AGE (New Albanian Generation Era, Milano)
    USAB (Unione degli Studenti Albanesi di Bologna, Bologna)
    Voxaquila (L’Associazione albanese a Parma, Parma)
    ASAUP (Associazione Studenti Albanesi dell’Università di Pavia, Pavia)
    ASAB (Associazione Studenti Albanesi di Bari, Bari)
    Rinia (Rinia, Viena)
    Illyria (Albanischer Studentenverein Illyria, Hamburgo)
    KSSHN (Komuniteti Studentor Shqiptar Norvegji, Oslo)

Per:
            La Rete Mediaset
            Dipartimento d’Informazione TG5
            La Rete Rai
            Gazzetta Metro
            Gazzetta La Repubblica
            Corriere Della Sera
            Il Resto del Carlino
            La Nazione
            Il giorno
            La Stampa
            APICOM
            Ansa
            AGI
            ADNKRONOS
            


Vi scriviamo come rappresentanti di una vasta comunità di studenti albanesi che studia e vive in Italia cosi come all’estero, Non e la prima volta che la stampa italiana riporta delle notizie tendenziose sulle comunità albanesi e le altre comunità straniere che vivono in Italia. Queste notizie non fanno altro, che aumentare i pregiudizi e il non integramento delle comunità straniere in Italia. Purtroppo le medie italiane sono propense a servire questo tipo di servizio per il pubblico italiano, senza preoccuparsi del le fonti e del le veridicità del le notizie.
 
Vorremo mettere alla vostra attenzione il nostro indegno di quello che ultimamente si è trasformato nella notizia del giorno: Il "furto" dell'orologio del presidente degli Stati Uniti  durante la sua visita in Albania .

 Quello che i vostri giornalisti hanno annunciato con tanta ironia e tanta sicurezza ha offeso la reputazione di un popolo e di tante comunità albanesi nel mondo. Ci premettiamo di  chiedere da dove è venuta quella sicurezza, di accusare una folla di persone in delirio, che si spiaccicavano per poter salutare il presidente, di averli rubato l'orologio.

Una notizia che è andata a finire nelle prime pagine di tutti i quotidiani, una notizia boom. Perchè non andiamo a vedere quello che è realmente successo durante la visita del presidente Bush in Italia. Ci sono state le proteste, gente che si è fatta male, che ha spaccato le vetrine in piazza e per strada e comunque non ha fatto tanto scalpore, perchè questo non era importante?

Noi ci sentiamo profondamente offesi dal fatto che il nostro paese e i nostri connazionali siano stati accusati pubblicamente di non godere uno dei valori più importanti della nostra cultura: L'ospitalità.

Intanto noi abbiamo consultato anche le altre fonti, e loro che smentiscono la notizia da voi dato:

TIRANA (Reuters) - La notizia che l'orologio del presidente Usa George W.Bush sarebbe stato rubato dal suo polso in Albania , durante la sua visita di questa settimana, sarebbe falsa. Lo riferisce l'ambasciata Usa a Tirana e la polizia albanese.

"La storia è falsa, il presidente non ha perso il suo orologio", ha detto una portavoce dell'ambasciata americana in Albania .

Alcuni quotidiani, televisioni e siti Web hanno diffuso la notizia del furto dell'orologio di Bush, che sarebbe avvenuto mentre il presidente stringeva le mani alla folla acclamante che lo ha accolto a Fushe Kruje, poco lontano dalla capitale Tirana.

"Non è vero", ha detto il capo della polizia albanese Ahmet Prenci.

Alcune immagini scattate durante il bagno di folla, mostrano il presidente Bush che mette la mano dietro la schiena per permettere a una delle sua guardie del corpo di togliergli l'orologio.
Noi studenti cerchiamo di riparare  i pregiudizi verso un paese che sta cercando di migliorare ogni giorno,vi chiediamo di darci una mano ad aiutare il nostro paese,insieme a noi. Chiediamo di dare al meno il beneficio del dubbio di quello che il 10 Giugno è realmente successo a Fushe-Kruje.


 

Cordiali saluti
 
AlbStudent

 
Perfaqesues te Albstudent te ftuar ne emisionin Logos mbi largimin e mendjes (brain drain)

Ne emisionin e kesaj jave “Logos” i cili kishte si teme largimin e mendjes (brain drain) dhe masat eventuale kunder tij ishin te ftuar mes te tjeresh dhe perfaqesues te Albstudent te cilet percollen disa nga shqetesimet e pergjithshme te studenteve si dhe bene propozime konkrete. Emisionin mund ta shkarkoni online nen lidhjen http://www.vizionplus.tv ne pjesen e poshtme te faqes se pare (atje ju duhet te klikoni mbi logon e emisionit Logos me butonin e djathte te mausit dhe te zgjidhni “save link as”).

Shikim te mbare!

 
ScART Connection: Mostra dell'Arte Figurativa Albanese - Konkluzionet

Galeriausab-al.itPas një udhëtimi kultural dhe artistik që zgjati tre ditë, përfundoi ekspozita e arteve figurative Shqiptare “ ScArt Connection “ . Kjo ekspozitë e zhvilluar në qytetin e Bolonjës (Itali)  u organizua nga USAB ( Lidhja Studentore Shqiptare në Bolonja – www.usab-al.it ).

Protagonistët e kësaj galerie arti ishin vetë studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në Bolonja. Nëpërmjet këtyre  protagonistëve, u trasmetua një vizion i ri në reflektimet e formave dhe koncepteve përparimtare artistike për ta kthyer atë më shumë se në një kërkesë bashkohore, në një fakt më real dhe të pranishëm në jetën tonë.

Arti shqiptar ishte një njohje e re për artëdashësit italian dhe të huaj që morën pjesë dhe gjithashtu, ishte një mënyre shumë intersante për artëdashësit shqiptar për tu afruar më tepër me ndjenjat dhe vlerat emocionale, kulturore dhe tradicionale shqiptare. Çdo vepër që varionte nga piktura, skulptura, fotografia, incizioni dhe grafika, arriti të përçojë një identitet unik dhe shumë origjinal të studiuar dhe përfytyruar me saktësi nga vetë artistët e rinjë.

Aktualiteti u mor si një terren i përshtatshëm për të ambientuar një shumllojshmëri përfytyrimesh dhe realitetesh që jetonin me ngjyrat dhe ngjyrimet emocionale të secilës vepër. Nëse në një tjetër ekspozitë një kalim nga një formë në tjetrën mund të të krijonte një boshllëk në konceptimin e një vije lidhëse kuptimore, në këtë ekspozitë u kërkua që, pikërisht, diversiteti të ishte pika kyçe dhe ajo dalluese që të rimodelojë konceptin dhe të shtyj në pranimin dhe përqafimin e këtij evolucioni ndërkultural që po përjetojmë. Në fakt realiteti i servirur në këtë ekspozitë është një realitet i përbërë përveç elementëve të shumtë kulturor dhe nacional shqiptar, dhe nga elementë të kulturës italiane të cilët bashkjetuan më së miri sëbashku në atë kornizë që me anë të artit pasqyrohej dhe identifikohej në një ndërgjegje të përbashkët artistike.

Si një hap esencial për zhvillimin drejt njohjes së artit shqiptar në ndërgjegjen globale artistike, “ ScArt Connection “ përmbush premisat e saj fillestare.

Në këtë galeri arti u ekspozuan punime të realizuara nga: Ergys Novruzaj, Klodian Dodaj, Erjon Skora, Arjon Gjondedaj, Renato Doko, Agim Sako, Rexhuveld Veizaj, Jonida Isai, Eduard Kaiku, Fation Murati, Arjan Serjanaj, Rosela Mati, Bledar Kapllani, Erjon Mazeraj dhe Florida Xheli.

Kjo ekspozitë, e para e këtij lloji e organizuar nga USAB, në saj të obiektivave së përhapjes së kulturës dhe traditës shqiptare përçon dhe një herë jehonën e njohjes së artit shqiptarë dhe u hap rrugë oragnizimeve të tjera në vazhdim.

 

 
ScART Connection: Mostra dell'Arte Figurativa Albanese

 

Aktualitet dhe Artualitet ne perfytyrimin e ri artistik te artisteve te rinje shqipetare ne Bolonje

USABMë 29 deri më 31 mars do të zhvillohet në Bolonja ekspozita e artit figurativ shqiptarë "ScArt Connection", ekspozitë artistike e artistave të rinjë që studiojnë në universitetin e Bolonjës. Iniciativa e organizuar nga USAB ( Mbledhja e Studentave Shqiptarë në Bolonja ) prezanton një konceptim artistik dhe kultural të gjërë dhe të kualifikuar te këtyre artistave që jetojnë dhe studiojnë në Bolonja. Dy kultura që takohen dhe me artin ato identifikohen në një përfytyrim të ri. Ёshtë ky përfytyrim që na fton të reflektojmë në format e ndryshme të të qënit dhe të të bërit të artit. Nëpërmjet formave figurative artistike si piktura, skulptura dhe fotografia kjo ekspozite kërkon të japë një vizion në aktualitetin e ri ndërkultural. Fragmentesh historie dhe tradite do të shkrifen në një përmbledhje artistike e kulturale që për 3 dite rresht do të përçojë në një udhëtim artistik në kërkim të identitetit dhe ndërgjegjes së përbashkët. Hyrja do të jetë e hapur për të gjithë. Në hapjen e ekspozitës do të mbahet një takim me artistët dhe pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, gjithashtu do të serviret dhe një koktej me këtë rast.

Adresa

Sala Silentium

Vicolo Bolognetti 2

Bolonje.

Prane Quartiere San Vitale

 Orari

Enjte 29 Mars  ora 17°° - 21°°

Premte 30 Mars ora 10°° - 13°° , 17°° - 21°°

Shtune 31 Mars ora 10°° - 13°°


Per me shume informacione:

\n
http://www.usab-al.it

 

 

 
Albstudent-Fest: 28 dhjetor, ora 22:00, The Living Room

  Rrjeti i Shoqatave Studentore "Albstudent" feston, ne ambjentet e "The Living Room" me date 28 dhjetor ne oren 22:00, per te pesten here festen me te vjeter e me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres. Albstudent-Fest shoqeron tashme rregullisht studentet shqiptare qe kthehen ne vendlindje per pushime e eshte kthyer ne saje te atmosferes se saj te ndezur dhe ne nje nder festat me ne ze e ekskluzive te Tiranes se ftohte te fundvitit.

Me kete rast ftojme te gjithe anetaret dhe miqte e Albstudent si dhe te gjithe ata qe studiojne jashte te marrin pjese ne festen tone te perbashket!

Data: 28 Dhjetor 2006
Ora: 22:00 - Open end
Vendi: The Living Room
Rr. Punetoret e Rilindjes, Nr. 16, Tirane
Hyrja: kundrejt paraqitjes se kartes se studentit
Cmime studentesh dhe ulje ne te gjitha pijet

Ejani dhe njihuni me ne si dhe me studente te tjere nga e gjithe bota!

 
Shoqata e studenteve ne Pavia, ASAUP feston Festen e Flamurit

Ne daten 30 Ne Pavia, nen organizimin e ASAUP Associazione Studenti Albanesi dell Universita di Pavia u organizua per here te pare festa e 28-29 Nentorit.

E ideuar jo vetem ne kuadrin e nje "Party" festa ofroi nje larmi aktivitetesh gjate rreth 7 oreve te organizimit te saj, si lojra te ndryshme, interpretime live,
dhe ne fund u shperndane disa cmime modeste.

Pjesemarrja e gjere dhe suksesi ne kete aktivitet na ben qe te vazhdojme me me shume deshire dhe pergjegjesi per te vazhduar punen nen emrin e ASAUP. Per
informacione te metejshme mund te vizitoni faqen tone te internetit http://www.asaup.org

ASAUP
www.asaup.org
 
Shoqatat e Albstudent festojne Festen e Flamurit

    Shoqatat e Albstudent festuan si cdo here dhe kete vit festen e pavaresise shqiptare, 28 nentorin sebashku me anetaret e tyre ne aktivitete te ndryshme kulturore e artistike. 

Me 25 nentor shoqata Voxaquila ne Parma zhvilloi nje takim me shkrimtarin Ron Kubati, i cili eshte nje prej figurave te reja letrare me ne ze. Mberritur ne Itali ne fillim te viteve ’90 perfundoi studimet per filozofi, shkruan per gazeten “La Rrepublica” dhe eshte autor i dy romaneve te shkruajtura ne gjuhen italiane. Ne takim mori pjese ne rolin e kritikut, shkrimtari parmigian Valerio Varese. Aktiviteti u realizua ne bashkepunim me librarine “Musidora”, "Biblioteca Civica di Parma" dhe me suportin e "Banca popolare dell'Emiglia Romagna".

Lexoni pėrmbajtjen...
 
RINIA organizon:Nata e filmit shqiptar
Te premten, me 15. Dhjetor, ora 15:30, RINIA gezohet t ju prezantoje nje nga filmat me te suksesshem shqiptare te ketij shekulli:

„Lettere al vento“
nga regjisori i shquar shqiptar Edmond Budina ne kinemane me te vjeter te Vjenes:

BSL Breitenseer Lichtspiele, Breitenseer Straße 21, 1140 Wien



Filmi do te jete ne  gjuhen shqipe me nentituj ne gjuhen gjermane. Pas filmit: Bar me pije te ndryshme (gratis).

Hyrja: 6,-€; Per studente (me karte identifikimi): 4,- €

Rezervimi te:
 
AlbStudent publikon rezultatet e studimit te pyetesorit te tij mbi studentet shqiptare jashte

Mes nëntorit 2005 dhe qershorit 2006 u zhvillua një pyetësor me studentët shqiptarë që studiojnë jashtë vendlindjes. Rezultati më interesant i këtij pyetësori është tendenca që kanë studentët për kthimin në vendlindje pas mbarimit të studimeve. Më shumë se gjysma e studentëve janë akoma të pavendosur nëse do kthehen apo jo, rreth një e katërta mendojnë të kthehen, rreth 15% mendojnë të jetojnë mes vendlindjes dhe një vendi tjetër dhe vetëm rreth 10% mendojnë se nuk do kthehen. Rezultatet e këtij pyetësori mund të ndihmojnë në krijimin e një strategjie për të ashtuquajturin „kthimi i trurit“ - brain gain. më shumë

 

 
Lidhja Studentore Shqiptare ne Bolonje, USAB anetaresohet tek Albstudent
Pas nje periudhe te frytshme bashkepunimi te Albstudent dhe te Shoqates se Studenteve Shqiptare ne Bolonje, USAB (www.usab.it) u be anetaresimi formal i USAB tek Albstudent.

USAB (Unione degli Studenti Albanesi di Bologna) – Lidhja Studentore Shqiptare ne Bolonje eshte nje shoqate studentore pa qellime fitimi, jopolitike e jofetare. Ajo lindi nga studente shqiptare per te ndihmuar komunitetin e tyre ne veshtiresite qe hasen larg atdheut dhe perpiqet te jete nje pike referimi ne dhenien e informacioneve te nevojeshme rreth jetes universitare ne Bolonje. Kjo shoqate nxit aktivitete kulturore, sportive, edukative dhe aktivitete te tjera qe i perkasin jetes universitare, me qellim qe te favorizoje shkembimin kultural dhe ruajtjen e identitetit kombetar.

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Presidenti Moisiu takon njė pėrfaqėsi tė shoqatės ALBSTUDENT.

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu priti sot në një takim një përfaqësi të Rrjetit Ndërkombëtar të Shoqatave Studentore Shqiptare “ALBSTUDENT”, të diplomuar në institucionet arsimore, shtetërore dhe private jashtë vendit dhe zhvilloi me ta një bisedë të hapur e të përzemërt.

Kreu i shtetit, duke vënë në dukje kontributin e vyer, që kanë dhënë për vendin në periudha të rëndësishme historike elitat e arsimuara në universitetet më të njohura botërore, u shpreh se në kuadër të përmbushjeve të standardeve, që burojnë nga nënshkrimi i MAS-së, Shqipëria ka nevojë për energjitë e brezit të ri. Presidenti Moisiu nënvizoi se studentët të formuar e të diplomuar jashtë janë një faktor

Lexoni pėrmbajtjen...
 
Albstudent-Fest, The Living Room, 23 gusht 2006, Tirane

Rrjeti i Shoqatave Studentore "Albstudent" feston ne ambjentet e "The Living Room" me date 23 gusht ne oren 21:00 festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tashme tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres.

Me kete rast ftojme te gjithe anetaret dhe miqte e Albstudent si dhe te gjithe ata qe studiojne jashte te marrin pjese ne festen tone te perbashket!

Data: 23 Gusht 2006
Ora: 21:00 - Open end
Vendi: The Living Room
Rr. Punetoret e Rilindjes, Nr. 16, Tirane
Hyrja: kundrejt paraqitjes se kartes se studentit
Cmime studentesh

Ejani dhe njihuni me ne si dhe me studente te tjere nga e gjithe bota!

 
<< Fillim < E pėrparshme 1 2 3 4 5 E ardhshme > Fund >>

lista elektronike