Strategjite private dhe publike per te nxitur kthimin e studenteve dhe akademikeve jashte atdheut.
AlbStudent – Workshop (27-29 Gusht 2008): Strategjitë private dhe publike për të nxitur kthimin e studentëve dhe akademikëve jashtë atdheut.
Supozohet që tashmë numri i studentëve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë atdheut (Europë, Amerikë, Azi) të ketë arritur në 30.000 individë. Kjo klasë studentësh duke qënë bartëse e një know-how bashkëkohor e të një mënyre globale të menduari, konsiderohet me të drejtë si një ndër faktorët më shpresëdhënës për gjallërimin dhe shndërrimin e ekonomisë shqiptare në një ekonomi të qëndrueshme e të aftë për konkurencë globale. Fenomeni i Brain Drain mund të shihet dhe si një nga faktorët që shaktojnë një rritje të ngadaltë ekonomike, politike dhe sociale. Gjithashtu vlerat perëndimore e europiane që këta studentë përvetësojnë gjatë viteve të studimit do të përbënin një bazë më se të shëndoshë për zhvillimin institucional si dhe integrimin e Shqipërisë në strukturat europiane e perëndimore. Sidoqoftë barrierat burokratike frenojnë nxitjen e kthimit të tyre, mungesa kontakteve të qëndrueshme me firma e institucione shtetërore, mungesa e informaciont për ç'farë në të vërtetë i ofron tregu i punës në Shqipëri, bëjnë që vetëm rreth 28% i tyre të dëshirojnë të kthehen në atdhe për të punuar qoftë edhe për pak vite pas diplomimit të tyre.
Në këtë sfond, pas realizimit të suksesshem të projekteve; Praktika 2005, Praktika 2006, Workshop-it 2005 "Kthim në Shqipëri një sfidë për të gjithë ata që studiojnë jashtë", Workshop-it 2006 "Mundësitë e punësimit dhe karrierës në Shqipëri", AlbStudent (www.albstudent.net) organizon në të njëjtën vazhdë, mbështetur nga Ambasada Amerikane, Workshopin 3-ditor me titull "Strategjitë private dhe publike për të nxitur kthimin e studentëve dhe akademikëve jashtë atdheut" nga 28-30 gusht në ambientet e "Chateau Linza" në Tiranë. Ky workshop do të mbledhë së bashku e do të sherbejë si pikë takimi ndërmjet studentëve shqiptarë në universitetet e huaja e përfaqësuesve të shoqatave studentore me përfaqësues të institucioneve shtetërore e firmave private për të diskutuar strategjitë për një koordinim e bashkëpunim më të qëndrueshëm mes tyre. Ky projekt do të luajë gjithashtu rolin e një platforme për studentët shqiptarë jashtë për te njohur nga afër firmat apo institucionet me problemet e avantazhet që ekzistojnë aktualisht në tregun e punës në Shqipëri. Gjatë zhvillimit të workshop-it do të ketë mundësi që përveç të ftuarve nga firmat e institucionet shtetërore disa nga studentët pjesëmarrës të përgatisin e prezantojnë tema të ndryshme.
Workshop-i do të zhvillohet në kompleksin hotelor "Chateau Linza" në Tiranë nga 27-29 gusht 2008 duke përfshirë akomodimin gjatë këtyre ditëve. Aplikimi për pjesëmarrjen në këtë projekt duhet të kryhet online në faqen e posatshme www.workshop.albstudent.net. Të gjitha informacionet rreth këtij projekti si mundësia e aplikimit online, organizatorët, mbështetësit etj, ju mund t'i gjeni në këtë faqe interneti. Kjo faqe do të pasurohet vazhdimisht në javët e ardhshme me informacione aktuale mbi workshopin
\n Kjo adresë e-mail-i është e mbrojtur nga spam bots, duhet të aktivizoni Java skriptet për të parë atë
Albstudent krijon katalogun gjeografik per organizatat/komunitetet shqiptare jashte
Pas nje periudhe zhvillimi te gjate e intensive kemi kenaqesine t'ju paraqesim projektin tone me te ri: GeoOrg
Cfare eshte GeoOrg GeoOrg eshte nje platforme kolaborative per katalogizimin gjeografik te te gjitha organizatave dhe aktiviteteve lokale shqiptare ne diaspore qofshin ato studentore apo te llojeve te tjera. Ideja e GeoOrg eshte shfrytezimi i njohurive te bashkesise se studenteve dhe emigranteve shqiptare jashte per zgjidhjen e nje problemi relativisht kompleks qe nuk mund te zgjidhet nga nje person apo institucion i vetem. Krijimin e nje katalogu gjeografik te plote te te gjitha organizatave lokale shqiptare ne diaspore dhe aktiviteteve te tyre.
Si mund te ndihmosh Kushdo mund te lundroje tek harta virtuale e GeoOrg per te pare organizatat apo aktivitetet shqiptare qe zhvillohen ne afersi te saj/tij. Dhe cdokush me nje lidhje interneti mund te shtoje apo aktualizoje tek GeoOrg organizata te reja shqiptare apo aktivitete te zhvilluara nga keto organizata. Ndihma juaj ne krijimin e nje katalogu sa me te plote eshte e domosdoshme pasi ai mund te krijohet vetem nga njohurite e nje bashkesie te gjere dhe aktive.
Qellimi i GeoOrg eshte i dyfishte: Nga njera ane nje katalog gjeografik si GeoOrg mundeson njohjen e dinamikes se krijimit dhe zhvillimit te organizatave dhe komuniteteve shqiptare jashte ne shkalle globale dhe lokale. Keto rezultate kane rendesi te vecante sidomos ne krijimin e politikave efikase per mbeshtetjen e ketyre organizatave dhe rrjedhimisht dhe te proceseve si "thithja apo qarkullimi i trurit".
Nga ana tjeter GeoOrg sherben si nje ndihme e pare per te gjithe shtetasit shqiptare jashte qe kerkojne lidhje me bashkekombas te tyre apo me komunitete shqiptare ne afersi te vendit ku banojne.
Ne besojme se angazhimi juaj dhe i komunitetit studentor ne ngritjen e nje katalogu te tille eshte jo vetem nje tregues per forcen inovative dhe dinamiken e re qe studentet po sjellin ne zhvillimin e komuniteteve shqiptare jashte por edhe i vlefshem per shume bashkekombas te tjere qe jetojne jashte vendlindjes.
GeoOrg po nis si nje projekt i AlbStudent, megjithate zhvillimi i ketij projekti pertej rrenjeve te tij studentore eshte i mundshem dhe i deshirueshem. Geoorg eshte pararendesi i nje projekti akoma me te gjere per te cilin ne po punojme aktualisht. Cdo ide apo sugjerim nga ju qe do te sherbeje ne permiresimin e GeoOrg eshte mese i mirepritur. Ne do ti gezoheshim cdo letre tuajen tek adresa
Grupi i punes per Geoorg
http://geoorg.albstudent.net
RINIA Ekskursion
Kryesia e RINIA ka kenaqesine t´ju ftoje ne Ekskursioninne WACHAU (Dürnstein & Weissenkirchen) nje zone magjepese per bukurite natyrore ne Austri, te mbrojtur nga UNESCO, vetem 1 ore afer Vjenes!!
Diten e Shtune, me 31. Maj!
Fale sponsorve tone GRATIS!
Meqe autobuzi ka nje numer te kufizuar vendesh pjesemarrja juaj do jete ne baze te vendeve te lira ne castin kur do marrim kerkesen tuaj. Prandaj kontaktoni sa me shpejt ne !!
Pervec vizites se ketyre dy zonave, gjate ketij ekskursioni do kemi mundesine per te shijuar edhe veren dhe ushqimin tradicional te zones ne restorante tipike austriake. Per adhuruesit e natyres do jete e mundur edhe pershkrimi i nje pjese te rruges buze Danubit (5-10 km) me bicikleta.
Urojme te na bashkangjiten sa me shume nga ju te ky aktivitet i bukur veror!!
Kryesia e RINIA
Publikime te reja nga anetare te Albstudent
Publikime te reja nga anetare te Albstudent
Gjate ndjekjes se studimeve universitare, cdo student duhet te pergatise dhe te prezantoje nje numer te caktuar referatesh. Nje numer i konsiderueshem studentesh (veçanerisht ata qe studiojne ne dege shoqerore) zgjedhin tema qe kane te bejne me problemet sociale te Shqiperise ose rajonit perreth. Po ashtu shume studente, qe studiojne dege te shkencave natyrore apo inxhinierike, ju duhet te pergatisin nje numer te caktuar punimesh shkencore. Per kete arsye Albstudent ne bashkepunim me te gjitha shoqatat anetare te saj publikojne rregullisht ne nje seksion te veçante te faqeve te tyre te internetit studime apo referate shkencore ne gjuhe te ndryshme te studenteve apo doktoranteve shqiptare.
Ne kete kuader Albstudent publikoi sot tre punime dhe respektivisht:
Nje artikull shkencor nga Driton Emini, i titulluar „The Use of Microcells as a Means of Optimizing UMTS Networks". Punimi eshte shkruar ne anglisht dhe eshte vleresuar me cmimin Werner von Siemens Excellence Award.
Nje punim nga Nikoleta Janaq titulluar „A Constitution for Europe: What will happen with Reform Treaty? The differences, innovations and challenges after saying NO from France and the Netherlands". Punimi eshte shkruar ne anglisht.
Nje punim diplome nga Gezim Sula titulluar "Roli i Skenderbeut ne Bashkimin Kombetar". Punimi eshte shkruar ne shqip.
Grupi i Albstudent mirepret punimet dhe referatet tuaja qe mund ti dergoni per publikim ne adresen
.
Perfundimisht falenderojme Dritonin, Nikoleten dhe Gezimin, si dhe i urojme suksese te metejshme!
Voce d'oltre mare
Brain Gain Kosova
Republika e Kosovës
Qeveria e Kosovës
Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë
Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit e Shkencës dhe e Teknologjisë ka filluar me programin kombëtar Brain Gain (Kthimi i Trurit).
Qëllimi i këtij programi është të involvojë diasporën në procesin e zhvillimit të Kosovës. Diaspora kosovare është 17% e popullësisë së Kosovës, llogaritur numrin e përgjithshëm 2.5 milion kosovarë, 450 mijë prej tyre jetojnë jashtë kufijve të vendit të tyre të origjinës (amë). Duke u bazuar në këtë numër të madh të qytetarëve të kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe duke përcjellur përvojat e shteteve tjera që kanë kaluar nëpër këtë fazë të tranzicionit, ku diaspora ka luajtur rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e shtetit. Qeveria e Kosovës ka vendosur të involvojë diasporën në procesin e zhvillimit të Kosovës.
Albstudent ne bashkepunim me shoqatat antare te saj, kekon te pershendese edhe njehere me zerin e studenteve shqiptare ne mbare boten, kete eveniment kaq te rrendesishem per historine e kombit tone.
Suksese edhe njehere popullit te kosoves qe me aq merite gezon sot Pavaresine e shumepritur.
Deklaratė pėr Pavarėsinė e Kosovės
Duke ndjekur rrjedhën e ngjarjeve të fundit në rajon, ndër të cilat më e rëndësishmja eshte statusi i Kosoves, ne si rrjeti i Albstudent mbështesim plotësisht pavarësinë e Kosovës dhe njohjen ndërkombëtarë të shtetit të ri kosovar.
Ky proces kaq i gjatë dhe me siguri shumë i vështirë, është një kurorëzim i përpjekjeve te vazhdueshme të popullit kosovar per konfirmimin e një identiteti kombëtar të mohuar nga serbët.
Çështja e Kosovës paraqet një rast të veçantë që kërkon një zgjidhje po aq specifike. Shpallja e pavarësisë eshte faza përfundimtare e një proçesi politik të bazuar në vullnetin e mirë të bashkësisë ndërkombëtare për të arritur në një zgjidhje të mirëpritur nga populli shqiptar i Kosovës. Ne theksojme faktin se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk përbën asnjë precedent legal, përkundrazi do të ndikojë në zhvillimin e demokracisë, dhe ne konsolidimin e koncepteve të të drejtave të njeriut dhe pakicave ne arenën nderkombëtare.
Jemi të bindur që një Kosovë e pavarur do t’i shërbejë stabilitetit politik dhe ekonomik në rajonin e Ballkanit dhe do nxisë integrimin e shpejtë të rajonit në strukturat Euro-Atlantike. Shpallja e pavarësisë nuk perbën vetëm nje akt drejtësie kundrejt vuajtjeve të popullit shqiptar të Kosovës për vite me rradhë, por në të njëjtën kohë përfaqëson pergjigjen bashkëkohore ndaj dhunës dhe ndjenjave ksenofobike sistematike qe populli shqiptar ne Kosovë ka përjetuar me dhjetra vite. Jemi të vetëdijshem që konsolidimi dhe njohja e plotë në arenën ndërkombëtare të shtetit më të ri ballkanik do të jetë nje proces i gjatë dhe jo i lehtë. Ne, si Albstudent, si përfaqësues i zërave të të gjithë studentëve shqiptarë anembanë botës, angazhohemi që nëpërmjet mjeteve mediatike që kemi në dispozicion si edhe institucioneve akademike ku jemi të aderuar, të japim kontributin maksimal për sensibilizimin e opinionit në këtë cështje.
I urojmë suksese institucioneve të Kosovës ne punën për realizimin e dëshirës së përbashkët që pavarësia e Kosovës t’i shërbejë të gjithë qytetarëve të saj pa dallim feje, race e kombesie.
ALBSTUDENT
Albstudent Fest: 27 Dhjetor, ora 22:00 tek "Lollipop"
Rrjeti i Shoqatave Studentore "Albstudent" festoi ne ambjentet e"Lollipop" me date 27 dhjetor ne oren 22:00 festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tashme tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres. Te shumte ne numer studentet e kthyer ne Shqiperi per festat e fundvitit festuan nen stilin AlbStudent.
Albstudent Fest: 27 Dhjetor, ora 22:00 tek "Lollipop"
Te dashur studente e miq,
ashtu si ne cdo fundvit tjeter Albstudent feston edhe kete rradhe me 27 dhjetor (e enjte) ne oren 22:00 ne ambjentet ekskluzive te "Lollipop" festen me te madhe te studenteve shqiptare jashte vendit. Albstudent-Fest organizohet tradicionalisht 2 here ne vit gjate periudhes se fundvitit dhe asaj te veres dhe shoqeron tashme rregullisht studentet shqiptare qe kthehen ne vendlindje per pushime. Festa jone eshte kthyer ne saje te atmosferes se saj te ndezur dhe ne nje nder festat me ne ze te Tiranes. Me kete rast ftojme te gjithe anetaret dhe miqte e Albstudent si dhe te gjithe ata qe studiojne jashte te marrin pjese ne festen tone te perbashket!
Data: E enjte, 27 dhjetor 2007 Ora: 22:00 - Open end Muzika: DJ Aldo Vendi: Lollipop, Rruga Pjeter Bogdani (ish Blloku), Tirane
Hyrja: falas (kundrejt paraqitjes se kartes se studentit) Cmime te reduktuara ne te gjitha pijet.
Rinia Birthday Party
RINIA ju fton perzemersisht ne:
"Rinia Birthday Concert" (Hyrja gratis)
Te djelen, 23 Dhjetor ora 20.30
Ne: Tunnel Vienna Live (Florianigasse 39, 1080 Wien).
Me rastin e 7-vjetorit te krijimit te saj si edhe per te festuar se bashku fillimin e Vitit te Ri 2008, RINIA organizon nje koncert Live me kitarristet shqiptareSlim & Orges ne nje nga lokalet me te njohura ne Vjene: ne Tunnel Vienna. Shpresojme qe edhe ju do i bashkangjiteni festes me muzike Rock`n & Roll, Jazz etj. te performuar Live nga ky duet i talentuar.
Ti presento il mio paese: “L’Albania nel cuore” . Per here te pare ne ambientet e Universitetit te Pavias hapet nje ekspozite dedikuar Shqiperise dhe shqiptareve. Mesazhi i kesaj Ekspozite eshte te prezantojme vendin tone, traditat dhe historine e tij. Kjo ekspozite ndodhet ne ambientet e Universitetit “Cortile Sforzesca” nga data 27 deri ne 29 Nentor.Dhe per te mbyllur festim e 28-29 nentorin ASAUP organizon “La festa dell’Indipendenza” Diten e enjte 29 Nentor ora 20:00 ne “La Cantina” Via Indipendenza 72 27100 Pavia.
USAB- Dita e Flamurit, ta festojme te gjithe sebashku
Me rastin e 95 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise, shoqata Studentore USAB do te organizoje nje feste me kenge dhe muzike tradicionale shqipetare. Festa zhvillohet diten e merkure 28 Nentor tek lokali Corto Maltese ne Via Borgo di San Pietro, nr. 9.
Hyrja eshte e rezervuar vetem per studente, si edhe per anetaret e USAB. Per anetaret e USAB eshte parashikuar nje pije falas dhe happy hour (merr dy paguaj nje) deri ne oren 24:00.
Anëtarësimet në USAB mund të bëhen gjatë realizimit të aktiviteteve të organizatës ose duke u paraqitur pranë "Centro Tutorato Studenti Internazionali - Universita' di Bologna" (via San Giaccomo 9/2) çdo të Martë dhe të Enjte nga ora 14:00 në ora 16:00, me:
- një fotokpoje dokumenti (pashaportë ose kartë identiteti)
- një fotografi (format dokumenti 45 x 35 mm)
- tessera universitaria (badge).
Anëtarësimi është FALAS.
Per me shume informacione vizitoni faqen tone te internetit www.usab-al.it
Rinia - Festa e Flamurit 2007
Rinia ne bashkepunim me diasporen shqiptare ne Vjene Ju fton te merrni pjese ne festen me rastin e 95 vjetorit te shpalljes se Pavaresise dhe Dites se Flamurit.
Festa organizohet diten e djele, data 25. Nentor, nga ora 15:30 tek: Matsumae Budocenter, Gutheil-Schoder-Gasse 9, 1100, Wien
Linjat urbanistike: Gutheil-Schoder-Gasse me Badner Lokalbahn ose me U6 - Am Schöpfwerk dhe linjat 16A, 65A