|
1. Asistenca kundrejt studenteve te sapoardhur Pergjate gjithe muajit shtator, shoqata NewA.G.E. u ofroi ndihmen e pare studenteve shqiptare qe konkurronin per tu pranuar ne Universitetet milaneze. Studentet u pajisen me nje guide qe perfshinte informacionet baze si psh:
- Kerkesa per leje qendrimi - Kodi fiskal - Regjistrimi ne Universitet - E drejta e burses - Transporti publik dhe shteteror - Biblioteka, etj. Urojme qe kjo iniciative te behet tradite per te gjithe studentet shqiptare ne bote ne menyre te tille qe te rinjte te hasin sa me pak veshtiresi ne rrugen e studimit jashte Atdheut. 2. Festa e mireseardhjes se studenteve te rinj Me 7 tetor, ne bashkepunim me shoqaten Isawo te Universitetit Milano-Bicocca festuam nen ritmet shqip dhe nderkombetare festen e mikepritjes "Welcome Matricola & Erasmus party". Festa u zhvillua ne ambientet e disko " My Bali". 3. Aktivitet prezantues i shoqatave te Universitetit Shteteror ne Milano Me 8 tetor, shoqata New A.G.E. mori pjese ne "Statale Fresher's Fair - Festa d'Inizio Anno". Aktiviteti u zhvillua ne Via Celoria 20 duke filluar ne oren 11:00 deri ne pasdite vone. Ky aktivitet parashikonte nje numer te madh stendash per ti dhene sa me shume qartesi iniciativave studentore te Universitetit shteteror te Milanos, muzikes se grupeve studentore, mostrave dhe fotografive te bera nga studentet. E gjitha kjo u shoqerua me nje banket dhe sgare. Besojme se ne kete menyre mund ti ofrojme studenteve te vitit te pare por edhe atyre te viteve pasuese nje mundesi per ta jetuar Universitetin ne menyre me aktive dhe sociale duke u mbeshtetur ne modelin e eksperimentuar nga Universitetet e Europes Veriore. 4. SUSP dhe New A.G.E. Me 10 tetor, oborri i fakultetit te Shkencave Politike nen driten e yjeve, u mbush si kurre ndonjehere nga studentet e Milanos. Aktiviteti "Scienze Politiche sotto le stelle" u organizua nga shoqata SUSP - Student Union Scienze Politiche dhe New A.G.E. Festa vazhdoi gjate nen ritmet e performances se dj-ve te rinj studente te fakultetit. 5. Java e kultures nderkombetare Nga data 13-17 tetor ne Universitetin Milano-Bicocca, prane zyrave te shoqatave studentore u zhvillua aktiviteti i quajtur "Settimana Internazionale", e cila permblidhte: -5 Mostra fotografike te qyteteve ne bote, monumente dhe festa tipike -6 Ekspozime nderkombetare, alfabete dhe pershendetje ne gjuhe te ndryshme -7 Shijim te recetave karakterisitike -8 Projektim kortometrazhesh dhe dokumentime mbi jeten e studenteve te huaj ne Milano. -9 Ne perfundim pjesemarresit u mblodhen ne tavoline te rrumbullaket per te diskutuar mbi tre tema: a) Universitetet ne bote; b) Punesimi jashte vendit; dhe 3) Vullnetarizmi. 6. Halloween Halloween me maskat shume-ngjyreshe u festua me 31 tetor ne "Witches house" ne bashkepunim me shoqaten Isawo. 7. Festa e Pavaresise Festa e Pavaresise u festua ne “Disko Santa Tecla”, ku na nderuan me pjesemarrjen e tyre edhe ASAUP - Shoqata e studenteve shqiptare te Universitetit te Pavias. Urimet e festes u percollen nga perfaqesues te shoqates te Universitetit Politeknik, te cilet ishin te ftuar ne programin ErasMusic ne Poli Radio. 8. Ekspozita « Immagini d’oltre mare« Si rrjedhojë e suksesit që hasi ekspozita fotografike e realizuar nga USAB qershorin e shkuar “Immagini d’oltre Mare, nell’anima dell’Albania”, dhe si pasoje e kërkesave që kemi marrë më pas, u montuan për hërë të dytë punimet që u ekspozuan në këtë iniciativë. USAB, në sajë të kontributit të Këshillit Studentor të Universitetit të Bologna-s dhe të Bashkisë së Bologna-s, Njësia San Vitale dhe në bashkëpunim me organizatën studentore Student Office, shoqatat New A.G.E., ASAUP dhe ASUF, organizoi iniciativën “Immagini d’oltre Mare, 2nda Edizione”, nga data 12– 17 dhjetor. Duke shpresuar qe vitin e ardhshem te jemi sa me prane nevojave dhe zerit te studenteve qe studiojne jashte vendit, New A.G.E ju percjell urimet me te perzemerta per Vitin e Ri 2009. Me respekt Blerina Kushta Public Relations, New A.G.E. |