|
ASAUP, PAVIA | ASAUP (Associazione Studenti Albanesi dell Università di Pavia), eshte krijuar ne daten 04 korrik 2007 nga nje grup studentesh shqiptare qe rastesia i bashkoi ne kete vend. Ishte kerkesa e realitetit ku jetome dhe studjojme, motivimi kryesor qe coi ne lindjen e kesaj shoqate, te gjendur pothuaj te vetem ne nje qytet me tradita dhe universitet historik, por njekohesisht jo shume te hapur ndaj emigracionit .Qellimet kryesore te kesaj shoqate jane mbeshtetja dhe orientimi i studenteve shqiptare, organizmi dhe koordinimi i potencialeve te studnteve ketu. Tashme ASAUP gjendet i integruar ne jeten dhe institucionet Universitare ne Pavia, mbas nje sere takimesh dhe aktivitetesh. Gjithashtu ne qellimet e ASAUP eshte dhe ndihmesa ndaj studenteve qe deshirojne te kethehen mbas periudhes universitare ne Shqiperi, qellim te cilin perpiqemi ta realizojme nepermejt krijimit te urave mes jetes studentore ketu dhe realitetit shqiptar. Kjo iniciative e bukur dhe ambicioze gjen rreth vetes pothuaj te gjithe studentet shqiptare ne Pavia. Per te njohur me shume ASAUP dhe per te qene te informuar mbi nismat tona na vizitoni ne www.asaup.org. ILLYRIA, HAMBURG Unioni i Studentëve Shqiptarë "Illyria" në Hamburg u krijua më 18 Maj 1997 nga studentë shqiptarë të universiteteve dhe shkollave të larta të Hamburgut. Illyria i shoqëron studentët shqiptarë (nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia) në karrierën e tyre akademike dhe i mbështet ata me këshillime dhe informacione. Gjatë aktivitetit të saj 7 vjeçar Illyria ka organizuar aktivitete të shumta. Nder to mund të veçohet ligjërata me historianin e njohur prof. Noel Malcolm (University of Oxford), ligjërata me Profesor Bernd Fischer (Indiana University), ligjërata me shkrimtarin Ismail Kadare, takimi dhe diskutimi me kritikun Fatos Lubonja etj. Dy anëtarë të Illyrias drejtojnë prej tre vitesh Zyrën e të Huajve (Ausländerreferat) pranë Qeverisë se Studentëve të Universitetit të Hamburgut (ASTA). Aty ata perfaqesojne studentet e huaj të Universitetit të Hamburgut (aktualisht rreth 4600) dhe ndihmojne në zgjidhjen e problemeve të tyre. Me iniciativën e tyre është rritur numri i vendeve të konvikteve për studentët e huaj të Hamburgut me 5% të totalit. Gjithashtu një tjetër anëtar i Illyrias drejton seksionin e kulturës pranë Qeverisë së Studentëve. Në faqen web www.illyria.de mund të lexoni një paraqitje të hollësishme të aktiviteteve të Illyrias. ASAB, BARI ASAB- (Associazione Studenti Albanesi di Bari) u themelua nga një grup studentësh shqiptarë të univesitetit dhe politeknikumit të Barit në 29 Mars 2004. Qëllimi kryesor i shoqatës ka qenë mbrojtja e interesave të studentëve shqiptarë në Bari nëpërmjet përfaqësimit të tyre në institucionet kryesore me të cilat studentët përballen gjatë karrierës së tyre didaktike. Nidhma ndaj studentëve është konkretizuar në disa aktivitete në ndihmë të studentëve që kanë patur kryesisht si objektiv informimin dhe sensibilizimin e studentëve për çështje të ndryshme me rëndësi për jetën e studentëve shqiptarë në Bari. Në këtë kuader kanë qenë aktivitete të rëndësisë së vecantë takimet zyrtare të këshillit drejtues të ASAB me rektorin e Universitetit, me rektorin e Politeknikumit, me presidentin e E.DI.SU , me përfaqësuesin ligjor të Politeknikumit, me konsullin e përgjithshëm të Shqipërisë në Bari etj. ASAB ka dhënë kontributin e saj edhe në forcimin e identitetit shqiptar në mjediset studentore nëpërmjet artikujve ne gazetat kryesore me anë të të cilave shoqata ka hedhur dritë mbi kulturen shqiptare dhe vlerat e saj. ASAB është përpjekur të forcojë lidhjet midis studentëve shqiptare dhe të huaj nëpërmjet aktiviteteve që synojnë integrimin e kulturave të ndryshme. Me kontributin e vetë studentëve, ASAB ka faqen e saj në internet qe ka sherbyer si pike referimi për të gjithë anëtarët dhe ku mund të gjenden hollesira rreth jetës së ASAB. Projektet për të ardhmen parashikojnë një kontribut më të madh për pritjen e studentëve të rinj në Bari dhe rritjen e rolit të studentëve të diplomuar në jetën politike, ekonomike dhe sociale te Shqipërisë. RINIA, VIENË Shoqata " Rinia " u krijua pas iniciativës së disa studentëve shqiptarë me datën 25 Shtator 2000 në Vjenë. Qëllimet kryesore të krijimit të shoqatës Rinia janë: - Njohja, si edhe forcimi i kontakteve midis të rinjve shqiptarë që studjojnë dhe punojnë në Austri si edhe atyre të vëndeve të tjera - Përkrahje si edhe ndihmë reciproke për zhvillimin dhe integrimin e mëtejshem e të rinjve shqiptarë në shoqërinë austriake - Angazhimi i antarëve të shoqates për nxjerrjen e një organi të vet botues dhe krijimin e nje faqeje informative në internet - Përfaqsimi i kulturës shqiptare në Austri dhe mundësia a prezantimit dhe shkëmbimit kulturor - Organizimi i aktiviteteve kulturoro-shoqërore (prezantimi i artistëve shqiptarë brenda dhë jashtë Shqipërisë, ekskursione etj) Që nga data e krijimit të shoqatës dhe deri sot Rinia ka organizuar një numër të madh aktivitetesh kulturoro/artsitike si p.sh. koncerte me muzikë klasike ku kanë marrë pjesë si artistë shqiptarë ashtu edhe austriakë. Ndër të tjera, Rinia ka organizuar mbrëmje muzikore si edhe informative për studentët dhe rininë shqiptare në Austri. Një rol shumë të rëndësishëm për informimin dhe komunikimin midis rinisë shqiptare në Austri ka luajtur edhe faqja e shoqatës Rinia në internet tek adresa: www.albrinia.com, e cila ka pasuar vazhdimisht një numër të madh vizitorësh. Kryesia e shoqatës Rinia ju fton të merrni pjesë aktive në aktivitetet e ardhshme. STUDENTI, ZYRIH Shoqata e Studente/ëve Shqiptarë në Zyrih, "Studenti" është themeluar në 28 Nëntor 2000. "Studenti", është një shoqatë e krijuar jo për qëllime të përfitimit material. "Studenti" është bashkim vullnetar i studente/ëve që gjuhë të nënës e kanë shqipen. Këtu janë të bashkuar individë me prejardhje gati nga të gjitha trojet e banuara me shqiptarë në Ballkan: Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës. Duke patur parasysh karakterin e veçantë të profesionit Student', ndër qëllimet kryesore është takimi i rregullt i të gjithë studente/ëve me prejardhje shqiptare që studiojnë në ndonjërën nga shkollat e larta dhe në Universitetin e Kantonit të Zyrihut. Kultivimi i marrëdhënieve të mira me shoqatat e tjera simotra, por edhe me shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër, sikurse edhe zotimi i shoqatës për të përkrahur studente/ët e reja/ rinj shqiptare/ë që mësyjnë ndonjërin nga institucionet shkollimit të lartë të Zyrihut si vend për të studiuar. Shoqata "Studenti" është e hapur edhe për individë të vullnetit të mirë që shprehin dëshirën për të qenë anëtarë të "Studentit" dhe për të ndihmuar atë. Për informacine më të hollësishme mbi shoqatën "Studenti" mund të shkoni tek faqja www.studenti.ch. NEW AGE, MILANO Shoqata e studentëve shqiptarë në Milano "New Albanian Generation Era" shkurt "New AGE" u krijua me datë 26.09.2004 nga bashkimi i grupeve dhe shoqatave të studentëve shqiptarë që vepronin deri më tani pranë Universiteteve të Milanos. Aktualisht ka degë në secilin universitet të Milanos dhe Kryetari e Koordinatori i cdo universiteti përfaqësojnë degën e shoqatës në Këshillin e përgjithshëm drejtues të shoqatës. Shoqata është prezantuar pranë autoriteteve konsullore shqiptare në Milano dhe ka lidhur kontakte me shoqatat e tjera studentore të Universiteteve të Milanos. Shoqata ka si qëllim kryesor mbrojtjen dhe përfaqësimin e studentëve shqiptarë në Milano. Për informacione më të hollësishme mund t'i drejtoheni dhe sitit tonë të internetit në adresën www.newagera.org. Voxaquila, PARMA Një grup të rinjsh që i bashkon një udhëtim; largimi nga vendlindja me destinacion brigjet më të afërta. Punojme dhe studiojmë të gjithë në një qytet te vogël, por shumë të njohur të Italisë; Parma, me emrat e medhenj te artit; Giuseppe Verdi, Paganini, Parmigianino etj... Dëshira për të qenë sa më pranë Shqipërisë, për të qëndruar në kontakt të vazhdueshëm me bashkëkombasit, per te pasqyruar kulturen e popullit tone, ashtu si edhe nevoja per te krijuar nje pike takimi mes shqipetaresh, nje levizje studentore dhe per te qene nje ze i vetem, shtruan tek ne detyren per te krijuar nje shoqate. Vox Aquila u krijua ne 12 Korrik 2004 edhe pse aktivitetet e saj jane shume me te hereshme. Nder te parat, festa Shqipetare 28 Nentor 2000. Gjate kesaj periudhe Vox Aquila ka organizuar: "Diten e Librit Shqipetar"; Konferencen "Durresi, 3000 vjet qyteterim"; Ekspoziten fotografike "Fotostop in Albania"; Projektime filmash Shqipetare dhe "Konkursin e Poezise". Gjithashtu Vox Aquila ka bashkepunuar ne realizimin e festave te ndryshme multikulturale dhe ka marre pjese me skuadren e saj ne : "Kampjonatin e Futbollit Kunder Rracizmit". Per te perfunduar me "Diten e Kultures Shqipetare" dhe spektaklin "Valle Vjeshte" me pjesemarrjen e 16 balerineve me te mire te Shkolles se Baletit te Tiranes... Realizimi i aktiviteteve te Voxaquiles eshte bere i mundur fale vullnetit dhe deshires se te rinjve Shqipetare ne Parma. Udhetimi yne vazhdon. Në faqen web www.voxaquila.org mund të lexoni një paraqitje të hollësishme të aktiviteteve të Voxaquilas. USAB (Unione degli Studenti Albanesi di Bologna), Bolonje Lidhja Studentore Shqiptare në Bolonjë është një shoqatë studentore pa qëllime fitimi dhe pa pikëpamje politike apo fetare. Lindi nga studentë shqipëtarë për të ndihmuar komunitetit e tyre në vështirësitë që hasen larg atdheut dhe përpiqet të jetë një pikë referimi në dhënien e informacioneve të nevojëshme rreth jetës universitare në Bolonjë. Kjo shoqatë nxit aktivitete kulturore, sportive, edukative dhe aktivitete të tjera që i përkasin jetës universitare, me qëllim që të favorizojë shkëmbimin kultural dhe ruajtjen e identitetit kombëtar. Me gjithë vështirësitë e hasura deri tani USAB, me ndihmën e strukturave si “Centro Tutorato Studenti Internazionali” dhe “CGIL – Centro Lavoratori Stranieri”, ka arritur të organizojë aktivitete të ndryshme kulturore dhe informative. Mbështetja e studentëve shqiptarë gjatë karrierës universitare, mbrojtja e të drejtave të tyre, njohja dhe përhapja e traditave dhe pasurive kulturore të vendit tonë, nxitja e talenteve të reja shqiptare janë disa nga principet dhe vlerat që USAB angazhohet t’i kthejë në veprime konkrete. USAB në bashkëpunim me struktura të tjera ka organizuar këto aktivitete : -28 nëntor 2005 – Me rastin e 93° vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, USAB e përkujtoi këtë ditë me vargjet e poezisë “ Shqiponja dhe Gjysmëhëna ”, e sjellë për të pranishmit nga një student shqiptar për Regjizurë. Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e një filmi shqiptar pasuar nga një festë me muzikë kryesisht shqiptare. -21 janar 2006 – Takim me “CGIL - Centro Lavoratori Stranieri” për të informuar studentët shqiptar që punojnë, mbi mundësinë e ndryshimit të motivit të lejes së qëndrimit në Itali, nga leje qëndrimi për motive studimi në leje qëndrimi për motive pune. Ky takim u realizua në mënyrë që t’i paraprinte miratimit të dekretit mbi flukset emigratore në Itali, dhe t’i shpjegonte të interesuarve avantazhet që ky dekret ofronte. -30 Mars 2006 – në Kinema Perla, USAB mblodhi studentë dhe profesorë së bashku për të rindërtuar linjat historike mbi të cilat e ardhmja e kosovës mund të zhvillohet. Takimi pati si qëllim pasqyrimin e situatës aktuale në Kosovë, duke analizuar anën historike, ekonomike dhe juridike. Në këtë takim referuan : Elisa Baroncini – profesoreshë në të Drejtë Internazionale pranë Fakultetit të Drejtësisë. Giovanni Maria Mazzanti – profesor Makroekonomie pranë Fakultetit Ekonomik. Alban Pruthi – student kosovar pranë “Johns Hopkins American University”. Ky seminar gëzoi kujdesin e “Centro Tuttorato Studenti Stranieri di Bologna”.. Në datë 17/07/2006 USAB u njoh zyrtarisht nga shteti Italian. Kjo gjë e bën USAB, një subjekt me të drejta juridike të plota. Po në këtë datë USAB është njohur nga Univesiteti i Bolonjës dhe ka aplikuar në konkurset që UNIBO ofron për shoqatat studentore. Në faqen tonë të internetit www.usab-al.it mund të lexoni një paraqitje të hollësishme të aktiviteteve të USAB.
|