THEMELIMI I ALBSTUDENT: 14 TETOR 2004 Që prej fillimit të tranzicionit në Shqipëri, trazirave politiko-etnike në Ish-Jugosllavi, me mijra të rinj shqiptarë janë larguar nga vendlindja duke kërkuar një të ardhme më të mirë në vendet e huaja kryesisht perëndimore. Sidomos gjatë pesë viteve të fundit është vënë re dhe një rritje e madhe e numrit të studentëve që largohen (sidomos nga Shqipëria) për të vazhduar studimet në universitete të huaja. Vështirësitë financiare gjatë viteve të para të qëndrimit, problemet e integrimit në shoqerinë perëndimore dhe në disa raste, mungesa e organizimit të studentëve shqiptarë jashtë Atdheut bëjnë që një pjesë e mirë e tyre të shkëpusin pas pak vitesh lidhjet e kontaktet me Shqiperinë e realitetin shqiptar. Ky fenomen, kombinuar me faktin që ekonomia shqiptare edhe pas më shumë se një dekade tranzicioni më shumë "Albstudent" me pak fjalë Çfarë është "Albstudent"? Rrjeti Internacional i Shoqatave Studentore Shqiptare "Albstudent" është rezultat i përpjekjes së disa prej shoqatave studentore më aktive në vende të ndryshme të Europës për një organizim më të mirë të bashkëkombasve që studiojnë jashtë vendeve të tyre. "Albstudent" filloi si projekt i Unionit "Illyria" në Hamburg në Mars 2004 dhe u krijua së bashku me shoqatat "ASAB" (Bari), "Rinia" (Vjenë), "New AGE" (Milano) dhe "Studenti" (Zyrih). Cilat janë qëllimet e "Albstudent" Qëllimet e "Albstudent" janë: - Përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të studentëve shqiptare jashtë atdheut.
- Tërheqja dhe angazhimi i studentëve shqiptarë që studiojnë jashtë atdheut në jetën shoqërore e politike të vendeve të tyre (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni).
- Mbështetja aktive e krijimit dhe organizimit të shoqatave studentore shqiptare në botë.
- Mbështetja aktive e të diplomuarve që duan të kthehen në Shqipëri për tu riintegruar në shoqërinë shqiptare.
- Ndërgjegjsimi i opinionit publik shqiptar (në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni) me anë deklaratash, artikujsh etj mbi ngjarje të rëndësishme.
- Ndihma ndaj studentëve shqiptarë jashtë atdheut në jetën e tyre universitare si dhe ndaj atyre që kanë si synim të studiojnë jashtë me anë të informacioneve mbi mundesitë e studimit.
- Forcimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet shoqatave rinore-studentore shqiptare në Shqipëri dhe jashtë atdheut.
- Nxitja e njohjes dhe përhapjes së kulturës shqiptare në botë duke u përpjekur për forcimin e miqësisë dhe raporteve të mira midis popullit shqiptar dhe popujve të tjerë.
Cilat janë strukturat e Albstudent  | Kryesitë e shoqatave anëtare të Albstudent zgjedhin koordinatorët e tyre pranë Albstudent duke krijuar Këshillin e Koordinatorëve. Ky këshill është organi më i lartë i Albstudent. Këshilli i Koordinatorëve zgjedh ndër të tjerash dhe nga radhët e kryesive të shoqatave të Albstudent anëtarët e Këshillit të Albstudent i cili ka detyra implementuese dhe këshillimore. Në figurën mësipërme paraqitet struktura e Albstudent në mënyrë të qartë. |
|